Të pasurit të një trupi të bukur dhe të tonifikuar është gjithmonë e rëndësishme dhe jo shpesh herë mund të arrihet nëpërmjet aktivitetit fizik, apo dhe të dietave të përcaktuara. Egzistojnë zona dhjami të akumuluara në pjesë të ndryshme të trupit, apo sic quhen ndryshe kokëforte, të cilat nuk mund të eleminohen në këtë mënyrë dhe pikërisht atëherë ndërhyjnë trajtimet dermoestetike. Këto lloj trajtimesh konsistojnë nëpërmjete injektimit të substancave lipolitike si mezoterapia, apo aqualix-i, të cilat bëjnë të mundur shkatërrimin e qelizave yndyrore dhe eleminimin e tyre nëpërmjet organizmit dhe të kombinuara së bashku me aparatura si acent prime, që është një kombinim i radiofrekuencës me ultrasonografinë. Ato bëjnë të mundur që rezultati që ne dëshirojmë të arrihet në një mënyrë të shpejtë dhe efikase.