Dermatoskopia
  • 6
  • 0

Ju shqetësojnë nishanet? Shpesh herë mund të shndërrohen në vatra të rrezikshme në fakt. Kjo sepse lëkura pëson ndryshime herë pas here në varësi të kushteve dhe rrethanave përreth. Bazuar kjo në kushtet atmosferike në përgjithësi ku zakonisht armiku kyesor mbetet ekspozimi në diell për një kohë të gjatë dhe në temperatura të larta. Nishanet e pranishme në sipërfaqen e lëkurës për shumë kënd shihen si problem ose shqetësim, sidomos kur vihet re shfaqja e një nishani të ri.

Por cfarë duhet të dini dhe të keni parasysh në kushte të tilla?
Në fakt, mbetet një metodologji mjaft e dobishme hetimi dhe mbikqyrja e herë pas hershme e tyre për të parandaluar probleme ndoshta të pa-zgjidhshme më vonë. Ndër to edhe zbulimi i hershëm i kancerit dhe më pas marrja e masave të duhura. Zbulimi i hershëm arrihet përmes kontrolleve rutinë pranë klinikave të specializuara dhe që zotërojnë logjistikën mjekësore ideale. Pasi situata të tilla mjaft delikate kërkojnë implementimin e teknologjive më të fundit për detektim të saktë të problematikave të mundshme.

Procesi i Kontrollit

Anassa, është një klinikë me një staf profesional dhe të kualifikuar për kryerjen e procedurave të tilla në mënyrë të saktë dhe të sigurtë. Përmes Dermatoskopisë me FotoFinder ofrojmë zgjidhjen. Si dhe përmes një sistemi kompjuterik mjaft modern, për të dokumentuar të gjithë sipërfaqen e lëkurës dhe nishanet individuale me kalimin e kohës. Kjo me qëllim për të zbuluar ndryshimet në lezionet ekzistuese dhe lezionet e reja sa më shpejt që të jetë e mundur.

FotoFinder

Ajo cfarë FotoFinder synon, është zbulimi i kancerit të lëkurës në fazën e tij të hershme, me qëllim marrjen e masave të duhura në kohën e duhur. Kanceri i lëkurës është padyshim problematika më e madhe që haset nëpër pacientët me shumë nishane dhe me probleme të lëkurës. Megjithatë kujdesi që duhet treguar herë pas here, sidomos kur vini re ndryshime në lëkurë apo edhe në nishane, con në shmangien e kancerit të lëkurës.

Në klinikën Anassa do të gjeni shërbim elitar përsa i përket dermatoskopisë dhe jo vetëm. Cdo lloj sherbimi për lëkurën, trupin dhe fytyrën për të siguruar një trup të bukur dhe të shëndetshëm. Mos hezitoni të na kontaktoni për informacion më të detajuar. Mund të rezervoni një takim me mjekët tanë për të qartësuar cdo pikëpyetje tuajën rreth shëndetit të lëkurës dhe nishaneve tuaja.

Si të parandalojmë kancerin e lëkurës

Anassa, kurorëzoni bukurinë tuaj!
Kanceri i lëkurës perfshin melanomen dhe kancerin jo-melanocitik te lekures (karcinoma Bazoqelizore dhe Spinoqelizore). Karcinoma Bazoqelizore dhe Spinoqelizore janë format me të zakonshme dhe trajtimi është efektive. Melanoma paraqet veshtiresi për tu trajtuar dhe prek shpesh moshat e reja 25-29 vjeç. Incidenca e dy llojeve te kancerit të lëkurës është rritur gjatë dekadave të fundit. Gjatë këtyre dekadave kanë ndodhur ndryshime të mëdha në stilin e jetesës, aktivitetet në ambiente të hapura dhe qëndrimi në diell kanë rritur kohën e ekspozimit ndaj rrezatimit diellor. Për pasojë, njohja dhe përdorimi i masave mbrojtëse ndaj rrezeve diellore mbeten metoda më kosto/eficiente e parandalimit të shfaqjes së kancerit të lëkurës.
Më mirë të parandalosh se të kurosh!
Faktoret e riskut
● Ekspozimi në diell
● Numri i rritur i nishaneve (mbi 50)
● Historia familjare për melanoma
● Historia personale për kancer jo melanocitik të lëkurës
● Prezenca e nishane atipike (Lezionet prekursore melanocitike)
● Nishane të lindura të mëdha (mbi 20 cm)
● Imunosupresioni

Nxirrja e trupit në plazh apo në kabinat solare, me kalimin e kohës shkakton dëme kumulative në lëkurë. Rrezatimi ultravjollcë mund të dëmtojë ADN-në tuaj në nivel qelizor, e cila mund të çojë në kancer të lëkurës. Personat të cilët nxihen në mënyrë të vazhdueshme kanë të rrisk të rritur për të zhvilluar kancer të lëkurës. Për fat të keq, të rinjtë janë shpesh të pavetëdijshëm për rreziqet e nxirrjes. Është vlerësuar se rastet e kancerit të lëkurës do të vazhdojnë të rriten sidomos te njerëz të cilët “abuzojnë” me diellin në rininë e tyre.
Sipas studimeve edhe një ekspozim i vetëm në kabinat solare në moshë të re (para të 35-ve) rrit rrezikun e zhvillimit të melanoma me 75%. Një seancë 15-30 minutëshe është e barabartë me një ditë të tërë në plazhi.
Si mund të mbrohem nga kanceri i lëkurës?
✓ Kremi fotombrojtës
✓ Veshjet
✓ Syzet
✓ Kapelja
✓ Qëndrimi në hije
✓ Kontrollet e vazhdueshme të lëkurës dhe të nishaneve me dermatoskop te mjeku dermatolog.

Zgjidhni krem fotombrojtës me SPF të lart. Çfarë është SPF? SPF = Sun Protection Factor (faktori mbrojës ndaj diellit )SPF është një numër llogaritur ne bazë të një formule që ju tregon se sa kohë një kremfotombrojës mbron lëkurën nga djegia ndaj diellit. SPF gjithashtu ju tregon sasinë e mbrojtjes ndaj dielllit.
SPF 15 bllokon 93% të rrezatimit UVB
SPF 30 bllokon 97% të rrezatimit UVB
SPF 50 bllokon 98% të rrezatimit UVB
SPF nuk tregon një masë mbrojtje ndaj UVA. Megjithatë pjesa më e madhe e kremrave fotombrojës ju mbrojnë ndaj UVB por edhe ndaj UVA. Zgjidhni kremin me faktor mbrojtës ndaj diellit me SPF 15 ose më shumë. Përdorni kremra fotombrojtës me “spekër të gjerë” që tju mbrojnë nga rrezatimi ultraviolet UVA dhe UVB. Aplikoni 15-30 minuta para ekspozimit në dielli. Aplikoni në të gjithë lëkurën e ekspozuar, duke përfshirë edhe veshët, qafën dhe duart. Riaplikojeni çdo dy orë (kremifotombrojtës humb efektivitetin pas 2 orësh) ose më shpesh pas notit apo djersitjes. Zgjidhni kremra fotombrojtës rezistente nga uji.

Rrobat janë mëndyra më e mirë për tu mbrojtur nga dielli, sa më densitet të lart që të kenë dhe ngjyrë të hapur aq më të mbrojtur jeni. Çfarë është UPF? UPF = Ultraviolet Protection Factor (Faktori mbrojtës ultraviolet).
Ky faktor është si SPF për kremrat fotombrojtës por është për pëlhurat.
Pëlhurat nuk janë testuar në njerëz si kremrat fotombrojtës.
Kufizoni kohën e qëndrimit tuaj në diell. Duhet shmangur ekspozimin në diell gjatë orëve 10:00-16:00, kur rrezet e diellit janë më të fortë. Përdorni kapele me strehë sa me të gjërë.
Sytë thithin > 99% të rrezeve UV. Rrezet UV mund të dëmtojë sytë tuaj, shkaktojë cataracts, deri në verbim. Shikoni për lentet që janë me filtër ndaj rrezatimit UV.
Mbrojtja e duhur parandalon në kohë kancerin e lëkurës .

Elna Çano

Mjeke Dermatologe- Venerologe

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *