Dermatoskopia
  • 1
  • 0

Për fat të keq shumica nga ne zgjedhim t’i drejtohemi Qendrave apo Institucioneve të specializuara shëndetësore vetëm në rast të përballjes me sëmundje të rënda. Sigurisht jo për kontrolle apo ekzaminime rutinë. Por zgjedhja e Qendrës apo mjekut të specializuar edhe për kontrolle mjekësore rutinë është po aq e rëndësishme. Ose më mirë të themi vendimtare, për të parandaluar në kohë shfaqjen e sëmundjeve të rënda. Siç është edhe rasti i Melanomës (kontrolli i nishaneve).
Melanoma është një nga format më agresive të kancerit të lëkurës e cila prek qelizat që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës (melanocitet). Ndër shkaqet kryesore që çon në shfaqjen e kësaj sëmundje është ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve të diellit, sidomos gjatë 20 viteve të para të jetës, me incidencë të lartë te personat me lëkurë të bardhë.

Sa më sipër, sipas një studimi të kryer së fundmi në Greqi mbi Melanomën, që si vend mesdhetar dhe me diell në pothuajse 365 ditë të vitit, % e popullsisë të prekur nga kanceri i lëkurës mendohet të jetë disi më i lartë. Studimi u krye në një kampion prej 10,000 personash, të përzgjedhur në mënyrë rastësore, të cilët ju nënshtruan ekzaminimit për lezione të lëkurës. Nga ekzaminimi rezultoi se pothuajse 2% (pra 2,000) e personave të ekzaminuar u diagnostikuan me suspekt (dyshim) për Melanomë. Kjo konsiderohet një shifër relativisht e lartë.

Rezultatet janë edhe më bindëse nëse sjellim në vëmendje faktin që studimi u realizua nga mjekë dermatologë & kirurgë plastikë, specialist të fushës.
Pra të trajnuar dhe me shumë eksperiencë. Imagjinoni nëse kontrolli i nishaneve do të kryhej nga mjekë jo specialistë të fushës dhe pa eksperiencë! Ky rezultat mund të përgjysmohej. Profesionalizmi dhe eksperienca e mjekut luajnë rol vendimtar në përcaktimin e një diagnoze të saktë. Duke vijuar më tej, pra nga 2% i rasteve të dyshuara për melanomë, pas ekzaminimit në laborator të materialit të marrë (biopsia), si e vetmja procedurë 100% e sigurt për të arritur në diagnozën e saktë dhe përfundimtare, rezultoi që 1,000 prej këtyre rasteve ishin melanomë malinje.

Si deduksion i sa më lart edhe Shqipëria, si një vend gjithashtu mesdhetar dhe me diell, vlerësohet që mund të ketë një përhapje të konsiderueshme të rasteve me kancer të lëkurës, (rreth 1,000 raste në vit).

Disa statistika mbi Melanomat:
– Melanomat malinje zhvillohen 30% në nishanet ekzistuese dhe 70% në nishanet e rinj.

– Melanomat sipërfaqësore kanë një prognozë prej 95% shanse për mbijetesë. Por kjo përqindje bie në 80% mundësi mbijetese nëse melanoma malinje diagnostikohet në fazat e hershme të saj. Pra në stadet I ose II.

– Nëse kontrolli i nishaneve vonon, pra nëse rasti diagnostikohet në stade të avancuara të sëmundjes, atëhere mundësitë e mbijetesës janë shumë të pakta, duke shkuar në 10-20% mundësi mbijetese

Pra, bazuar në faktet e mësipërme, kuptojmë rëndësinë vitale e kryerjes së kontrolleve të rregullta (të paktën një herë në vit) për Melanomën.

Si çdo lloj kanceri, edhe Kanceri i lëkurës, është i parandalueshëm nëse diangnostikohet në kohë.
Në Spitalin Hygeia prej kohësh është ngritur Njësia për Kancerin e Lëkurës. Njësi e specializuar kryesisht në diagnostikimin & trajtimin e Kancerit të Lëkurës si dhe kontrolli i Nishaneve. Qëllimi ynë është të japim kontributin tonë në minimizimin e rasteve me kancer lëkure. Kjo sepse është e dhimbshme dhe e patolerueshme të humbasim pacientë në moshë të re si shkak i mosdiagnostikimit. Sidomos kur dihet që parandalimi në kohë i kësaj sëmundje dhe rritja % së mbijetesës janë plotësisht të mundshme. Kjo është edhe arsyeja që Njësia jonë është e pajisur me teknologjinë mjekësore ndër më bashkëkohore të fushës. E tillë është edhe aparatura e gjeneratës së fundit në kontrollin e nishaneve, Dermatoskopi FotoFinder.

Kjo aparaturë mundëson hartëzimin e nishaneve me një precizion dhe saktësi maksimale, gjë që con në diagnozë të sakta të çdo rasti. Teknologjia bashkëkohore ndërthuret bindshëm me profesionalizmin dhe eksperiencën e mjekëve dermatologë & kirurgë. Të specializuar dhe të trajnuar në Qendrat e Melanomës

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *