• 3
  • 0

Kushdo që ndien se ka nevojë për një ndërhyrje në hundë, por ka frikë nga
kirurgjia, tashmë e ka një zgjidhje. E kemi fjalën për ndërhyrjen jokirurgjikale në hundë, e quajtur ndryshe si mbushës i hundës, që realizohet për maksimumi 10-15 minuta dhe jep të njëjtin rezultat si ndërhyrja kirurgjikale.
Sipas WhatClinic.com, vitin e fundit ky trajtim ka pësuar një rritje me 26%, duke bërë që ndërhyrjet kirurgjikale në hundë të bien me 5%. Imagjinoni një hundë me kurriz të zvogëlohet pa dhimbje, për vetëm 10-15 minuta, të zgjasë 1 vit ose më shumë dhe më kryesorja, PA BISTURI.
Me siguri tani po mendoni se zvogëlimi i hundës është gjëja më e thjeshtë. Por çfarë është në thelb ndërhyrja jokirurgjikale dhe kush është kandidati më i mirë për t’iu nënshtruar?
A ka dhimbje dhe pasoja dhe a mund ta bëjë kushdo? Për këtë na flet Gera
Tagani, mjeke në klinikën dermo-estetike “Anassa” pranë spitalit “Hygeia”.

Më poshtë mund të lexoni gjithçka që duhet të dini për një ndërhyrje
jokirurgjikale në hundë para se të merrni vendimin përfundimtar.
Çfarë është ndërhyrja jokirurgjikale dhe si realizohet?

Ndërhyrja jokirurgjikale e hundës është mbushja me filler, acid hialuronik, një material të cilin e përdorim për mbushje të pjesëve të ndryshme të fytyrës.
Acidi hialuronik injektohet me shumë kujdes në radiks për të drejtuar kurrizin e hundës. Mbushja me filler në majë të hundës, e bën atë të duket më e hollë dhe pak e ngritur në majë. Gjithashtu mund të përdorim edhe “botulinum toxine”, një frenues për lëvizjen e muskulit hundor, i cili kur qeshim e ul majën e hundës. Pasi pacienti shtrihet, sterilizohet sipërfaqja dhe me një age të hollë injektojmë acid hialuronik aty ku është e nevojshme, duke bërë kështu një punë të ngjashme me atë të skulptorit. Në përfundim të procedurës jokirurgjikale të mbushjes së hundës, e cila zgjat 10-15 minuta, pacientit i jepen instruksionet e nevojshme dhe rezultatet që arrihen janë befasuese

Cili është “kandidati” më i mirë për të realizuar një ndërhyrje jokirurgjikale në hundë?

Dikush që ka një hundë me kurriz të theksuar. Duke mbushur këtë të fundit, mund të krijohet ideja e një hunde të drejtë. Në dukje njerëzit mendojnë se hundës së tyre po i shtohet diçka, por në të vërtetë ajo thjesht do të duket më e vogël duke u drejtuar. Për ata që ende nuk kanë një ide të qartë ose që nuk kanë vendosur për ndërhyrjen kirurgjikale të hundës, kjo metodë e përkohshme i ndihmon të qartësojnë idetë. Kjo shërben si një lloj prove paraprake.

Kush nuk duhet të bëjë një ndërhyrje jokirurgjikale?

Kjo si ndërhyrje nuk ka asnjë kontraindikacion mjekësor. Njerëzit që nuk
këshillohet t’i nënshtrohen kësaj ndërhyrjeje janë ata që kanë një hundë
shumë të madhe ose një kurriz të madh, hundë të thyer me probleme
funksionale ose kanë lëkurë shumë të trashë (bulboze) dhe kjo ndërhyrje nuk sjell asnjë përmirësim vizual. Për ta rekomandohet kirurgjia e hundës.

A shoqërohet me dhimbje?

Mbushja që përdoret përmban përbërës anestezik lokalë, të cilët mundësojnë një procedurë komode, pa dhimbje dhe të shpejtë.

Kur duhet të zgjedhim mes një ndërhyrjeje jokirurgjikale dhe asaj
kirurgjikale?

Procedurat jokirurgjikale nuk kanë pothuajse asnjë rrezik, efekte anësore dhe humbje kohe. Në fund, përfitohen pothuajse të njëjtat rezultate. Metoda e re jokirurgjikale e mbushjes së hundës, do të thotë që ne mund të arrijmë
rezultatin e dëshiruar brenda pak minutave dhe pa dhimbje. Ndërkohë,
ndërhyrjet kirurgjikale ose rinoplastika kërkon rreth një muaj për rikuperim dhe rezultatet nuk janë gjithmonë perfekte.

Pra, me acidin hialuronik mund të arrihet:

Rregullimi i asimetrisë së hundës
Ngritja e majës së saj
Rregullimi i kurrizit të hundës etj.

A ka efekte anësore?

Disa nga efektet anësore megjithëse të rralla, mund të jenë skuqje, këputje
dhe të vjella, të cilat kalojnë brenda pak ditëve. Hunda është një pjesë delikate e fytyrës, konsiderohet si pjesa më e rrezikshme e saj dhe kjo, për arsye se furnizimi me gjak në fytyrë është shumë i dobët, veçanërisht nëse dikush i është nënshtruar më pare ndërhyrjeve kirurgjikale. Pra, kjo procedure duhet kryer patjetër nga një mjek i specializuar e me provojë!

Sa zgjat rezultati?

Meqenëse hunda është një organ statik dhe me pak lëvizje pjesore, rezultati
mund të zgjasë nga 12 deri në 18 muaj dhe nëse trajtimi përsëritet, mund të
zgjasë edhe më tepër.

Facebook: www.facebook.com/anassangahygeia
Instagram: www.instagram.com/anassa_klinike_dermoestetike

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *