• 450
  • 0

Djersitja është normale. Në fakt është jetike!

Njerëzit duhet të djersisin në mënyrë që të rregullojnë temperaturën e trupit, por disa prej tyre djersisin me tepri, duke patur një impakt të madh në jetën sociale të tyre dhe marrëdhëniet ndërpersonale, madje në disa raste duke i izoluar ata nga shoqëria.

Hiperhidroza është një çrregullim neuronal autonomic i cili ka tendencën të shfaqet në zonat ku ka përqëndrim më të lartë të gjendrave ekrine si axilat, pëllëmbët e duarve, shputat e këmbëve, skalpi dhe fytyra. Hiperhidroza mund të jetë primare dhe prek 0.6-1% të popullsisë ose sekondare si pasojë përdorimit të medikamenteve të ndryshme, sëmundjeve endokrine, metabolike dhe neoplazike

Përdoret kryeshisht në zonën e axillave por gjithashtu edhe në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve duke reduktuar djersitjen me afërsisht 85%. Nëpërmjet injeksioneve multiple në këto zona toksina botulinike arrin që të bllokojë në mënyrë të përkohëshme disa lënde kimike të cilat janë përgjegjëse për aktivizimin e gjendrave të djersës.

Proçedura është e thjeshtë dhe e shpejtë. Para procedurës bëhet identifikimi i saktë i zonës së prekur nëpërmjet një testi “iodine-starch test” duke rritur efikasitetin dhe duke e injektuar produktin saktësisht aty ku duhet. Për ta bërë sa më komode për pacientin vendoset 45-60 minuta para proçedurës një krem anestetik dhe më pas bëhen disa shpime me një age shumë të vogël. Efekti bëhet plotësisht i dukshëm pas 2 javësh dhe rezultati zgjat 6-12muaj.

Po, po! 2 javë pas trajtimit nuk ka më njolla djerse dhe deodoranti në veshjen tuaj!

Por, si çdo proçedurë tjetër mjekësore, edhe trajtimi i djersitjes së shtuar duhet të bëhet nga një mjek profesionist, i cili fillimisht përcakton llojin e hiperhidrozës dhe nëse pas saj fshihet ndonjë problem tjetër mjekësor, dhe është i specializuar për ta kryer këtë proçedurë në mënyrë sa më efikase, pa efekte anësore.

Ky është një trajtim revolucionar në trajtimin e hiperhidrozës duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së shumë pacientëve pa qënë nevoja të fshihen më pas shtresave të shumta të veshjeve!

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *