• 844
  • 0

Doktoresha, kur pasioni kthehet ne profesion mbi te bukuren…
Kur gjendesh pikerisht aty ku shkrihet arti me shkencen dhe nuk eshte rastesi! Pasioni per te bukuren dhe vite te tera studimi me kane sjelle ketu ku jam sot. Eshte bukur kur sheh gezimin dhe shpresen ne syte e nje pacienti qe sapo ka shpetuar nga nje kancer i lekures.

Kur nje femije i kthen gjumin e qete pasi e ke mjekuar per disa pucrra ne trup. Nje procedure e cila merr vetem pak minuta kohe siguron nje pamje me te re dhe kthen buzeqeshjen. Rrit vetebesimin dhe performancen e individeve ne jeten e perditshme.

Cilat jane procedurat me te kerkuara per te arritur te bukuren.
Si e perzgjidhni kandidatin e duhur per nje procedure te caktuar?
Per fat te mire sot ne te gjithe boten industria e dermoestetikes po orientohet gjithmone e teper drejt procedurave mini-invazive. Keto kerkojne shume pak kohe per t’u kryer. Me rezultate maksimale dhe pacientet mund t’i rikthehen aktiviteteve te perditeshme menjehere. Ne kliniken Anassa gjenden aparaturat me moderne dhe me te sigurta. Si edhe produktet me cilesore, te gjitha te aprovuara nga FDA.

Nder procedurat te cilat kryej me shpesh, sidomos ne kete stine te vitit, jane padyshim fillers. Shoqeruar me trajtimet rigjeneruese si mezoterapite, dermapen apo peeling. Procedura qe do kryhet perzgjidhet ne varesi te tipit te lekures qe ka pacienti, moshes, problematikave specifike (akne, njollat, rrudhat etj). Por edhe nga kerkesa te vecanta qe mund te kete ky pacient.

Per moshat me te reja rekomandoj trajtime rigjeneruese, parandaluese. Kurse per moshat pak me te vjetra qellimi kryesor eshte rivendosja e volumeve te humbura me kohen. Kjo si pasoje e procesit normal te plakjes dhe jo te krijoj dicka qe ne fakt nuk ka qene kurre aty.

Pse eshte e rendesishme qe ti besojme nje mjeku dermatolog?
Jo vetem shendetin e lekures, por edhe te flokeve dhe thonjve. Mjeku dermatolog eshte i specializuar per te trajtuar nje spekter te gjere problematikash mjekesore, kirurgjikale dhe kozmetike. Ai eshte nje njohes i mire i anatomise dhe biologjise se lekures. Normalisht eshte i vetmi qe mund t’ju siguroje “te bukuren e paster”. Me produkte jo-toksike, procedura te sigurta dhe mbi te gjitha eshte i vetmi qe mundet te menaxhoje komplikacione potenciale.

Ne kohet qe jetojme eshte shume me e lehte te marresh informacion nga youtubers apo reklamat e sponsorizuara. Por shume e veshtire per te korrigjuar nje pune te bere keq! Mund te duhen muaj, madje vite per te c’bere nje gabim te nje dore jo-profesioniste. Ose edhe me keq, ndonjehere mund te jete teper vone.

Si per shembull ne rastet kur nje njolle trajtohet si e tille nga estetiste ose mjeke jo te specializuar. Por ne fakt kemi te bejme me nje kancer te lekures. Kete e vlereson vetem nje mjek dermatolog!

Si mund ta zgjedhim dermatologun dhe kliniken ne te cilen do shkojme?
Dermatologu te cilin do te zgjidhni duhet qe te jete i lincensuar nga Urdheri i Mjekut. Pyesni per trajnimet dhe certifikimin e tij, sepse kjo tregon qe ka aftesite dhe eksperiencen e duhur per t’ju siguruar nje trajtim efikas te semundjeve te caktuara.

Caktoni nje takim per te biseduar me mjekun dermatolog dhe vleresoni komunikimin dhe kohen qe ju perkushton. Mos hezitoni te beni sa me shume pyetje.

Klinika te cilen do zgjidhni duhet te kete mjeke te specializuar. Mjeke te cilet vazhdimisht trajnohen dhe certifikohen ne kongreset dhe kurset me prestigjoze ne bote. Duhet te kete aparatura moderne, te sigurta dhe te aprovuara nga FDA dhe produktet me cilesore ne treg. Dhe nese klinika qe do te zgjidhni gjendet brenda nje ambjenti spitalor, si klinika Anassa, atehere jeni ne vendin e duhur!

Cfare ju dallon ju si dermatologe dhe kliniken ne te cilen punoni?
Profesionalizmi!

Ne kliniken Anassa jemi te orientuar drejt nje koncepti te ri, modern mbi te bukuren. Trajtimet jane te personalizuara ne varesi te nevojave te lekures se pacienteve, ne baze te nje programi te hartuar posacerisht per ta. Tek ne kryhen procedura rezultati i te cilave eshte i bazuar mbi evidence shkencore.

Nuk hezitojme te themi JO kur kerkesat bien ndesh me parimet tona. Qellimi yne eshte t’i bejme njerezit te ndihen mire me veten, te kene nje pamje me te re, me te fresket. Por ne te njejten kohe te pranojne individualitetin e tyre.

Jemi kaq te lodhur nga “fytyrat sintetike”.

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *